Barcelona e para në garën për Verratin

Ka disa klube që dëshirojnë të sjellin në skuadër mesfushorin italian gjatë verës

Barcelona janë shumë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Paris Saint-Germain-it Marco Verrati, dhe e shohin si zëvendësim afatgjatë në mesin e fushës.

24 vjeçari shihet si pasardhës i Xavi Hernandez qp u largua nga Camp Nou në fund të sezonit 2014/2015, dhe është cak kryesor për Barcelonën.

Verrati është bërë një nga më të kërkuarit në botë pas bashkimit me klubin francez në vitin 2012 për 12 milionë euro, shkruan rtv21.tv.

Barca besojnë se duhet të paguajnë rreth 80 milionë euro për Verratin, pasi parisienët janë të vendosur se nuk do ta shesin atë.

Klube të tjera të interesuara për Marco Verratin janë edhe Chelsea, Real Madrid e Juventus./21Media

Back to top button