Barcelona fiton spektaklin 7-golësh ndaj Villarrealit

Në stadiumin “Estadio de la Ceramica”, Villarreali dhe Barcelona kanë dhuruar spektakël të jashtëzakonshëm në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të La Ligas.

Mes përmbysjeve të mëdha, këto dy skuadra dhuruan shtatë gola, por që në fund fitores iu gëzua Barcelona.

Katalanasit e nisën furishëm sfidën duke krijuar epërsi të hershme prej 2-0 me golat e Gavi dhe De Jong, por që ata morën përgjigje të ashpër nga kundërshtari që përmbysi rezultatin me tre gola pasues të realizuar nga Foyth, Sorloth dhe Baena.

Por, këtu nuk përfundoi asgjë sepse Barcelona kishte ende diçka për të thënë.

Të përzgjedhurit e Xavit u kundërpërgjigjën sërish duke rikthyer avantazhin në favorin e tyre me dy gola të tjerë nga Torres dhe Lewandowski që vulosën fitoren e madhe me rezultat 4-3.

Pas tri ndeshjeve, Barcelona ka shtatë pikë, me dy fitore dhe një barazim.

Back to top button