Barcelona fiton titullin e katërt radhazi në Ligën e Spanjës për femra

Mbrëmë skuadra e femrave të Barcelonës e ka fituar titullin e katërt radhazi në La Liga pasi fitoi 3-0 kundër Sporting de Huelva në “Estadi Johan Cruyff”.

Ky triumf i vendosi lojtarët e Barcelonës si fitues të Liga së femrave në Spanjë me një rekord 100% në kompeticion. Edhe pse kanë mbetur edhe katër ndeshje në sezon, skuadra fitoi 26 ndeshje nga 26 të luajtura, duke pranuar vetëm pesë gola e duke shënuar 108.

Fitorja kundër Sporting de Huelva të dielën ishte e 61-ta radhazi e tyre në kampionat.

Back to top button