​Barcelona gjen pasuesin e Lewandowskit

Barcelona po mendon të transferojë sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahovic, si zëvendësues të Robert Lewandowskit, i cili mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka pasur kontakte me agjentin e Vlahovicit, Darko Ristic, dhe mund të zhvillojë bisedime të reja së shpejti.

Vlahovic, 25 vjeç, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme. Ai ka shënuar katër gola në tetë paraqitje këtë sezon, duke pasur një mesatare mbresëlënëse prej një goli çdo 63 minuta.

Përveç Barcelonës, edhe Bayern Munich thuhet se po e ndjek situatën e sulmuesit serb.

Back to top button