Barcelona merr një fitore të vështirë kundër Alavesit
Barcelona ka marrë një fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në La Liga pasi e ka mposhtur Alavesin me rezultat minimal 1-0.
Kjo ndeshje ishte e mirë nga të dy palët dhe një fitore e mundimshme për Barcelonën.
Mesfushori holandes Frenkie de Jong shënoi në minutën e 87-të për fitoren e madhe të Barcelonës, edhe pse u mendua se ishte në pozitë jashtë lojë, por pas shikimit të VAR-it gjithçka ka qenë në rregull.
Barcelona është në vend të pestë me 35 pikë e Alaves në të 19-tin me 17./21Media