Barcelona-Real Madrid, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Realit, përballje kjo e vlefshme për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Barcelona e mposhti Realin si mysafire me rezultat minimal 1:0.

Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Barcelona e mposhti Elchen me rezultat bindës 4:0, kurse Real Madridi e shkatërroi Valladolidin duke e mposhtur 6:0.

Fituesin e kësaj përballjeje në finale të Kupës së Mbretit e pret skuadra e Osasunas, e cila e eliminoi mbrëmë Athletic Bilbaon me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Rer Stege, Araujo, Sergio, Lewandowski, Marcos, Kessie, Roberto, Raphinha, Kounde, Balde, Gavi.

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Viniciu Jr, Rodrygo.

Back to top button