Barcelona rrëmben kreun e tabelës pas fitores ndaj Deportivo

Skuadra katalanase ka shënuar sonte fitore në terrenin vendës kundër Deportivo Alaves me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 14-të dhe ka marrë kreun e tabelës nga Real Madrid.
Madrilenët kanë 32 pikë dhe një ndeshje më pak dhe ata nesër si mysafirë luajnë kundër Girona dhe nëse fitore, ata do të rikthejnë vendin e liderit.
Katalanasit pësuan gol qysh në minutën e parë kur Ibanez solli mysafirët në epërsi të papritur, pas asistimit të Parada për 0:1.
Vetëm shtatë minuta më vonë, pas asistimit nga Robert Lewandowski, ylli Lamine Yamal arriti të barazojë shifrat 1:1.
Olmo në minutën e 26-të solli Barcelonën për herë të parë në epërsi pas asistimit të brazilianit Raphina.
I njëjti lojtar në kohën shtesë pas asistimit të Yamal, vulosi epilogun prej 3:1.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Mallorca dhe Osasuan u ndanë në paqe 2:2, Athletic Bilbao fitoi në udhëtim ndaj Levante 2:0. Ndërsa sonte luajnë edhe Atletico Madrid-Real Oviedo.