Kaloni te përmbajtja kryesore

Basha: Fondet të përdoren me përgjegjshmëri

Konferenca e Donatorëve

Kreytari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndeti Konferencën e Donatorëve, që u mbajt në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për Shqipërinë. Basha i quajti të “bekuara” këto donacione, ndërsa i bën apel qeverisë që të fillojë punën për rindërtimin.

Gjithashtu, Lulzim Basha kërkon që fondet të përdoren me përgjegjshmëri. “Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button