Basha mesazh mirënjohës nga kongresmenit Engel

 

Kreu demokrat Lulzim Basha i ka shprehur mirënjohjen kongresmenti Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë kongresin amerikan.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha e falënderon kongresmenin amerikan për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engel. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha.

Më herët edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim falënderoi kongresmenin Eliot Engel për shërbimin ndaj vendit dhe për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta SHBA-Shqipëri. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shkruan Kim.

Një ditë më parë Engel postoi në Facebook fjalimin e tij të fundit si anëtar i Kongresit, ku një vend të veçantë zë Kosova.

“Ka disa fusha ku unë do të doja të mendoja se bëra një ndryshim. Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, Kosovën. Në vitin 1999, unë mbështeta fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Klintonit në Ballkan. Ne e dimë se ajo ndaloi një gjenocid. Që atëherë, unë kam qenë një mbrojtës për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, tha ndër të tjera Engel.

Back to top button