Basha në spital, anulohen takimet elektorale

Në spital janë shtrirë edhe 76 demokratë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka anuluar takimet e parashikuara për ditën e sotme në Roskovec dhe Divjakë, për shkak të prekjes nga dukuria e mistershme e lotimit dhe ënjtje të syve.

Basha ka kaluar natën në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore, pasi është larguar nga bulevardi, ku PD fushatën elektorale.

Ai ashtu si dhe disa qytetarë të tjerë që kanë qenë të pranishëm në hapjen e fushatës elektorale, janë prekur nga një simptomë e çuditshme e cila deri tani ka mbetur mister.

Sipas mediave, policia ka rrethuar bulevardin dhe po heton këtë ngjarje./21Media

Back to top button