Basha përjashton Berishën nga PD-ja

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Sali Berisha nuk do të jetë në Grupin Parlamentar të PD-së, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore.
“Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës” tha Basha në një deklaratë për median nga zyra e tij në PD pasditen e sotme,
Ky vendim erdhi një ditë para se të nisë punimet parlamenti i ri.

Back to top button