Basha thotë se ka trysni nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi të vazhdojë punën

(Lajm i përditësuar)


Basha thotë se ka trysni nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi të vazhdojë punën

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar pasi që nuk pati korum. Derisa pas kësaj kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë se njëra nga arsyet pse ka shpallur Kuvendin të konstituuar është presioni nga miqtë ndërkombëtarë.

“S’ka logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. I kemi pesë anëtarë në Kryesi. Të vazhdojë rrjedhja e afatit për caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët. Kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë ndërkombëtarët që të vazhdojë puna e Kuvendit”, ka thënë ai.


Nis mbledhja e kryesisë, të pranishëm vetëm Basha, Haxhiu dhe Rexhepi

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit Dimal Basha të pranishëm janë vetëm ai dhe dy nënkryetaret, Albulena Haxhiu dhe Emilia Rexhepi.


Sot mblidhet kryesia e Kuvendit, PDK e LDK nuk marrin pjesë

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha ka thirrur për sot mbledhjen e kryesisë së legjislativit të ri, ndonëse ky i fundit nuk është konstituuar plotësisht pasi nuk është zgjedhur edhe një anëtar i kryesisë nga radhët e komunitetit serb.

Në njoftimin zyrtar të Kuvendit, bëhet e ditur se ky takim, ku janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit, do të mbahet në orën 13:00.

“Takim konsultativ”, thuhet te pika e rendit të ditës së njoftimit të dërguar nga Zyra për media e Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga Basha, pasi ajo është antikushtetuese

Back to top button