Basha tha se të dielën do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve

Basha tha se të dielën do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve

Partia Demokratike zhvilloi mitingun e saj përmbyllës në Tiranë, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se të dielën, së bashku do të themelojmë Republikën e Re.

“Republika e re do të sjellë një impakt të ri mes politikës dhe qytetarëve, nuk do të jetë një kryeministër të qejfeve dhe tekave të tij, por ju do të keni kryeministrin e qytetarëve, të ekonomisë. Ajo është çështja kryesore për të cilin ne do të vendosim këtë të diel. Ne do t’i japim shqiptarëve ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt”, tha Basha.

Kreu i PD tha se të dielën do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve.

“Ne mbushëm sheshet dhe rrugët dhe të dielën ne do të mbushim qendrat e votimit, merrini familjarët dhe shokët tuaj të bëhen pjesë e themelimit të Republikës së Re”, tha Basha.