Basha: Vizioni i Trumpit frymëzim dhe inkurajim për një Republikë të qytetarëve
“Takim i jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump”
Kryetari i Partisë Demokratike opozitare të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha ka realizuar takim me Presidentin e SHBA-së gjatë qëndrimit të tij dyditor në SHBA. Pas takimit Basha është shprehur se takimi ka qenë shumë frymëzues. “ takim i jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump”.
Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët” ka deklaruar Basha. Ai i ka shprehur mirënjohje të pakufijshme presidentit Trump dhe SHBA-ve për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë dhe shqiptarët.