​Bashkëpunimi në arsim Kosovë-Gjermani, Kurti takon rektorin e Fachhochschule Flensburg

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim rektorin e Fachhochschule Flensburg, njëherësh deputet në Parlamentin e Hamburgut Sven Tode, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale në arsim, bashkëpunimin akademik dhe potencialin e mërgatës shqiptare në Gjermani për fuqizimin e mëtejshme të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Kurti tha se buxheti për sektorin e arsimit është rritur me 26 për qind, ndërsa studimet universitare janë pa pagesë. Ndërsa, Sven Tode përgëzoi Qeverinë e Kosovës për progresin e arritur në arsim.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Tode do të vizitojë disa universitete dhe shkolla për të parë nga afër zhvillimet dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Në Hamburg, ai është në kontakt të vazhdueshëm me studentët shqiptarë dhe synon të forcojë lidhjet akademike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Back to top button