Kaloni te përmbajtja kryesore

Bashkëpunimi zgjidhja e vetme e krizës politike

Të mërkurën e kësaj jave nis fushata zgjedhore e partive politike e cila do të zgjasë 12 ditë, për t’i hapur rrugë zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme po shihen si një moment vendimtar për tejkalimin e krizës politike dhe zhbllokimin e proceseve institucionale në vend. Pas një periudhe të gjatë ngërçi dhe pamundësie për të formimin e Kuvendit dhe Qeverisë e re, profesori i shkencave politike, Basri Muja,  shpreson se politikanët do të reflekojnë dhe të kenë bashkëpunime paszgjedhor.

“Mendoj se partitë politike e kanë kuptuar se kjo mënyrë e verpimit nuk sjellë kërkund. Shpresojë shumë se pas zgjedhjeve do të krijohen shumica të tilla të cilat do të jenë në gjendje të formojnë Qeverinë, por mbi të gjitha të jenë në gjendje që të zgjedhin edhe presidentin. Përndryshe, e dim se do të kemi prapë zgjedhje. Kjo fushatë do të jenë njëfar preludi në bisedat për formimin e koalicioneve të mundshme. Unë pres që gjuha të jetë shumë ma e butë, do të ketë ndryshim të diskursit sepse partitë politike e kanë të qartë se pas këtyre zgjedhjeve do të jenë të detyruara të ulën dhe pashmangshëm do të jenë bashkë me koalicicone me parti të ndryshme. Se kush me kë do të jetë, kjo varët shumë prej rezultatit. Po, është e qartë se në asnjë kombinim nuk do të ketë mundësi që të zgjedhjet presidenti/presidentja nga një parti e vetme”, tha Muja për rtv21

Ish-diplomati, Blerim Canaj, vlerëson se deri më tash nuk ka vërejtur një gjuhë polarizuese apo përçarëse midis përfaqësuesve të partive politike, sidomos tek përfaqësuesit e ish-opozitës. Sipas tij, zgjidhja e bllokadës politik varët shumë se cila parti do të fitojë shumicën në parlement.

“Nëse LVV-ja ka 40 e më shumë deputetë pres prapë bllokadë deri në mars apo prill kur i del mandati presidentit dhe pastajë hyjmë prapë në garë zgjedhore. Shpresojë se partia e cila do t’i fitojë zgjedhejt cila do  qoftë ajo se kompromisi është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Canaj për rtv21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nisi procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për qytetarët të Kosovës të regjistruar jashtë vendit me të drejtë vote.

Por, bashkëbiseduesit e rtv21 janë të ndarë mendime sa i përket votës së diasporës. Derisa ish-diplomati, Blerim Canaj, ngritë shqetësime se mund të ketë manipulime me votën e diasporës, profesori Basri Muja, nuk pret të ndodh një gjë e tillë.

“Unë nuk pres që do të ketë keqpërdorim të votës së diasporës. Megjithatë KQZ-ja dhe partitë politike duhet t’i marrin të gjitha masat që të mos deformohet vullneti i tyre politik.”, theksoi Muja.

“Vet data në të cilët do të mbahen zgjedhjet që nuk na gatantor numër të dëshirushëm të vëszhguesve ndërkombëtar na bënë të dyshojmë se mund të ketë manipulime. Për shkak se të gjithë e dim se nga data 23-3 deri pas vitit të ri do të kemi një numër të vogël të ndërkombëtarëve të merren me këtë çështje.”, tha Canaj.

Lëvizja Vetëvendosje brenda KQZ-së kishte shtyrë përpara një iniciativë që të hapen qendrat e votimit jashtë zyrave diplomatike të Kosovës, por kjo kishte ngjallur kritika të partive të tjera që u dyshua për tentim të manipulimit të votës së diasporës. Pas një ankese të LDK-së në PZAP, vendimi i KQZ-së u rrëzua. Ndërsa, Gjykata Supreme në vendimin e saj tha se hapja e qendrave të votimit vetëm brenda përfaqësive diplomatike përbën një masë mbrojtëse të domosdoshme për të garantuar integritetin e votës./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button