Bashkëshortja e Agonis Tetaj nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës: Kjo veç drejtësi nuk është

Familja e të ndjerit Agonis Tetaj, i cili u vra nga Shaban Gogaj, nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës së Pejës, e cila e dënoi me 7 vjet e gjashtë muaj burgim Gogajn.
Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.
Gogaj me 5 vjet burgim është dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.
Bashkëshortja e Agonis Tetajt, Albesa Cacaj u shpreh e zhgënjyer nga vendimin që është marrë sot nga Gjykata.
Ajo shkroi se kjo nuk është drejtësia të cilën ata e pritën si familje e të ndjerit.
Cacaj u shpreh se presin nga Gjykata e Apelit që ta vendos drejtësinë mbi këtë rast.
“Sot, gjykata dha verdiktin e saj për vrasjen e bashkëshortit tim, Agonis Tetaj. Kjo nuk është drejtësia të cilën e kemi pritur dhe shpresuar ne si familje! Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendos drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit. Për ne ditët janë të gjata e vitet e dhimbjes po rriten, tashmë kaluan 4 vite dhimbje e sfida nga më të ndryshme!  Kjo veç drejtësi nuk është! Andaj, kërkoj publikisht nga Prokuroria e Shtetit që të parashtroj ankesë në Gjykatën e Apelit, nga e cila presim që të vendos drejtësinë e merituar”, shkroi Cacaj në Facebook./21Media

Back to top button