Bashkim Jashari sot merr gradën gjenerallejtënant
Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë sot do ta gradojë sot kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.
Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se ceremonia do të fillojë në orën 10:00.
Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së ka emëruar Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese, pas dorëheqjes së gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?