“Bashkimi doganor Kosovë – Shqipëri, domosdoshmëri”
Ymeri rithekson nevojën për bashkim doganor
Deputeti i PSD-së , Visar Ymeri e ka ritheksuar se është i domosdoshëm një bashkim doganor Kosovë- Shqipëri. Sipas tij kjo do ta rriste potencialin ekonomik dy shteteve.
“Një treg Kosovë-Shqipëri na vendos strategjikisht në një pozicion të favorshëm ekonomik karshi rajonit. Kështu, dhe vetëm kështu, i bëjmë ballë tendencave hegjemoniste ekonomike në rajon. Ky është parakusht për një zhvillim ekonomik të rajonit në kushte barabarësie prej të cilit përfitojnë të gjithë.”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Ai po ashtu ka kujtuar se me 5 qershor të këtij vitit me propozimin e Grupit Parlamentar të PSD-së, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e cila kërkonte nga Qeveria e Kosovës që t’i nis procedurat për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Pika e përbashkët e kontrollit në kufi është një hap drejt këtij bashkimi doganor. Këtë e përshëndes. Gatishmërinë nga Kryeministri Rama për bashkim doganor po ashtu.”, ka shkruar Ymeri./21Media