Bashkimi Europian mirëpret transferin e pushtetit në katër komunat veriore

Zyra e Bashkimi Europian në Kosovë ka mirëpritur transferin e rregullt të pushtetit në katër komunat veriore, aty ku Lista Serbe u kthye pas dy vitesh.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, BE-ja ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen.
“Sot, kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave kanë marrë detyrën në 20 komunat e Kosovës pas zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. BE-ja në Kosovë mirëpret dorëzimin e qetë të qeverisjes komunale, përfshirë edhe në 4 komunat veriore. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në reagimin e BE-së.