Bashkimi Evropian i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë

 

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se institucioni që ai drejton mbështet fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare.

Sassoli shton se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Shqipëria po avancanon në reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu i gatshëm të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkroi Sassoli në Twitter.

Kurse Rama e cilësoi ditën e sotme në Bruksel mjaft produktive dhe me vlerësime pozitive për vendin.

Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me ta.

Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama./21Media

Back to top button