BE mbështet politikat e konkurrencës

“Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”

Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, bashkë me zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj, nga ora 10:00 do të merr pjesë në lansimin e konferencës “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”.

Konferenca zhvillohet në kuadër të fushatës së Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE “Let’s Talk Economy!” dhe në kontekst të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore”.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mbështet Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore për të zhvilluar më tej kapacitetin e tyre institucional për të krijuar bazën për standarde të qëndrueshme ekonomike në pajtim me kërkesat e BE-së.

Ky projekt i financuar nga BE përfaqëson iniciativën e parë më të rëndësishme me të cilën synohet mbështetja politikave të konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore dhe institucioneve kryesore përgjegjëse në Kosovë.

Kohëzgjatja e projektit është nga janari 2019 deri në maj 2022, ndërsa buxheti i përgjithshëm është rreth 3 milionë euro.

Back to top button