“Bashkohet” ish-opozita e do LVV-në në opozitë

Ndërsa po ofrohet data e zgjedhjeve të 28 dhjetorit partitë politike kanë filluar kalkulimet për formimin e një qeverie të re, stabile, por me LVV-në në opozitë. Ish-deputeti i PDK-së, Jakup Nura, tha se institucionet e reja, Kuvendi dhe Qeveria, do të krijohen nga PDK-ja në bashkëpunim me partitë e ish-opozitës.

‘’LVV-ja e ka humbur mundësinë e bashkëpunimit nga ana jonë. Derisa ta shohim se ka një qëndrim më pozitiv për zhvillimin e Kosovës dhe marrëdhëniet ndërkombëtare me miqët tanë ne nuk do të kemi përafrim me LVV-në.  Përjashtuar Listen Serbe, ne me subjektet e tjera do të jem të hapur për bashkëpunim. Institucionet e Kosovës do të vijnë nga koalicionet e PDK-së dhe aleatët e tjerë që kanë qenë në opozitë. Mendoj se zgjedhjet e dhjetorit do ta ndryshojnë numrin e ulëseve në Kuvend dhe do ta ndryshojnë përqindjen e partive politike duke parë që partitë e ish-opozitës e kanë mbajtur qëndrimin në interesin e Kosovës”, tha Nura për RTV21

Bashkëpunim me LVV-në nuk do as LDK-ja. Nënkryetajra e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, në emisionin CLICK tha se për shkak të keqqeverisjes  LVV-ja duhet të shkoj në opozitë.

‘’Asnjëherë nuk shoh partinë time politike në bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me LVV-në. Shija e hidhur e qeverisjes së Kurtit është dëshmuar gjatë këtyre pesë viteve. Kemi pas regres në secilën fushë.”, tha Bajrami.

Nisma Socialdemkrate e cila e sheh sfiduese kalimin e pragut zgjedhor, por jo të patejkalushëm, pritet t’i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së në legjislaturën e ardhshme. Ish-deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, në një intervistë për rtv21 ka thënë se pa vullnet politik nuk mund të formohet institucionet e reja, Kuvendi dhe Qeveria.

‘’Ne jemi racional. Ju e keni dëgjuar edhe një konferencë të zotit Limaj se ne jemi të vitëijshëm se pragu zgjedhor është një sfidë për Nismën. Kjo sfidë po besojë shumë duke e parë fillimin po besojmë se nuk do të jetë e patejkalueshme. Nisma ka për synim që të jetë pjesë e Kuvendit, pjesë e institucioneve të vendit me një angazhim shumë serioz për një stabilitet të Qeverisjes në Kosovë. Duke se ka një interesim që të mbështetet zoti Limaj. Pra, pikërisht është figura e Fatmir Limajt që ka treguar një seriozitet dhe një dëshirë për unifikim në këto momente kur asnjëherë që nga paslufta, unë si deputete e konsiderojë se nuk ka pasur një përçarje ma të madhe të skenës politike. Njerëzit kanë filluar të shohin se Kuvendit dhe lidershipit kososvar i duhet zoti Limaj brenda Kuvendit.”, tha Izmaku.

Ndërsa, kandidati për deputet nga AAK, Haki Abazi, e sheh të pamundur bashkëpunimin me LVV-në për shkak të gjuhes fyese dhe përçarëse që ka Albin Kurti.

‘’AAK-ja ka qenë e drejpërdrejtë që Kosovës i duhen institucione demokratike, Qeveri stabile dhe një partneritet i fuqishëm me SHBA-të dhe BE-në. Jam i bindur se qytetarët do të jenë në kërkim të një normaliteti dhe kthim tek demokraci. Një Qeveri e përbashkët e partive politike të cilat janë duke kultivuar reformën e brendshme dhe partneritetin mes veti mund të jetë e mundur për të dalur nga rrethi vicioz që është krijuar sidomos viteve të fundit.”, tha Abazi.

Ndërkohë, LVV-ja ka hyrë në një koalicion parazgjedhor me partinë Guxo, Alternativa dhe PSHDK-në e Zef Morinës./RTV21/21Media

Back to top button