Bastisën katër lokale, arrestohen katër persona që organizuan lojëra të fatit
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona nga fshati Likovc, Skenderaj, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ”organizimi i skemave epiramidale dhe bixhozit”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti i Drejtorisë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion i ka bastisur katër lokale, pronë e personave të arrestuar nën dyshimin se në të njëjtat kanë ushtruar dhe organizuar lojëra të fatit (veprimtari ilegale).
”Si prova materiale janë sekuestruar: dhjetë shtëpiza të kompjuterit, dhjetë ekrane të televizionit, tri aparate të tiketave, disa tiketa të lojërave të fatit, 215€ para”, bëhet e ditur nga policia.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet./21Media