Bastiset një shtëpi në Deçan

Stacioni Policor në Deçan në mbështetje me Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH), sot kanë bastisur një shtëpi në fshatin Irzniq.
Gjatë bastisjes tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar, një armë automatike AK47,  tre karikator të armës AK47, nëntëdhjetë fishekё cal. 7.62x 39 mm, një thikë dhe njё telefon celular.
Bastisja është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.
Nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor prej 48- orësh./21Media

Back to top button