Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë, deklarohet policia

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.

Lidhur me këtë aksion, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i tha portalit rtv21.tv se Policia e Kosovës me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, lidhur mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit policor do të bëhen publike informacione shtesë.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani. /21Media

Back to top button