Bastisje në disa lokacione të rajonit të Ferizajt
Policia informoi se sot hetuesit policorë nga rajoni i Ferizajt, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt bastisën tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur më 7 mars 2021, ku ka pasur shkëmbim zjarri mes të dy grupeve.
Me ketë rast, siç informoi policia, në Han të Elezit, policia gjeti dhe konfiskoi dy armë të zjarrit (pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre), ndërsa në Kaçanik u gjetën dhe konfiskuan 21 copë, municion i armës AK-47.
“Me vendim të Prokurorit të rastit , ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore.”, informoi policia./21Media