Bastisje në disa lokacione të Shkupit! Në mesin e të arrestuarve funksionarë, biznesmenë dhe inspektorë?

Policia mëngjesin e sotëm po kryen bastisje në disa lokacione në Shkup, ku tashmë janë arrestuar disa persona, mëson TV21. Burime brenda MPB-së bëjnë të ditur se në mesin e të arrestuarve ka biznesmenë, inspektorë si dhe funksionarë.

Jozyrtarisht, mësohet se personat e arrestuar dyshohen për pastrim të parave dhe mashtrim tatimor.

Nga MPB zyrtarisht pohojnë se vijojnë bastisjet që po bëhen në koordinim me Prokurorinë dhe se informacione të detajuara do të ketë gjatë ditës.

Back to top button