Bastisje në një kazino, zbulohet një pikë e improvizuar mjekësore për Covid-certifikata

Pjesëtarët e policisë pas urdhrit të marrë gjyqësor, dje kanë kryer bastisje në tri kompani, gjegjësisht persona juridikë pasi një televizion grek ka publikuar lajmin se në një kazino në Dojran (Maqedoni e Veriut) jepen covid-certifikata të rreme. Siç kanë deklaruar nga MPB-ja, është konfiskuar dokumentacion zyrtar mjekësor, i cili ka të bëjë me testimet e kryera për prezencë të Covid, të kryera kryesisht personave nga jashtë.
Njëkohësisht, është marrë edhe një libër elektronik i certifikatave të dhëna. Gjatë bastisjes është kryer inspektim në evidencën kompjuterike të shtetasve që janë paraqitur për testim në hapësirat e pikës së improvizuar mjekësore në një kazino në Dojran. Deri te Prokuroria Publike Themelore do të dorëzohet i gjithë dokumentacioni, kurse MPB-ja është duke i ndërmarrë të gjithë hapat për ndriçimin e plotë të rastit, shkruan TV21./21Media

Back to top button