Kaloni te përmbajtja kryesore

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë ndalimit të një veture me targa vendore, njëri nga të dyshuarit ka hedhur një qese me 81.8 gram substancë të dyshuar kokainë, ndërsa te vozitësi janë gjetur edhe 0.2 gram të së njëjtës substancë.

Pas konsultimit me prokurorin, janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë sekuestruar edhe 0.2 gram marihuanë, një telefon dhe një pajisje elektronike DV. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button