Bastisjet në Prizren, këto janë detajet e fundit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
KosovaPress merr vesh se janë arrestuar mbi 100 persona. Ndërkaq, mediat kanë raportuar se në mesin e të arrestuarve dyshohet të jetë edhe djali i ish-deputetit Nait Hasanit, Art Hasani. Ky i fundit besohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Prokuroria kreu bastisje në disa lokacione në Prizren lidhur me keqpërdorimet në zgjedhje.