Bastistje në Pejë, çfarë u sekuestrua?

Në një bastisje në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë një të dyshuari i janë sekuestruar 105 thika të llojeve të ndryshme, 3 shufra metalike, 11 boksa metalik, 4 OC sprej dhe 1 elektroshok.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar  personi i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”. Mirëpo, pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.
Kohëve tё fundit kanë ndodhur disa raste incidente ku tё miturit kanë përdorur armë tё ftohta, sprej dhe elektroshok dhe në shumicën e rasteve, sipas Policisë, të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg. /21Media

Back to top button