Muja paralajmëron: LDK nuk mund ta përdorë djalin e Rugovës

Basri Muja profesor universitar në Click të RTV21 komentoi mundësinë e një marrëveshjeje mes LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit. Ai kritikoi përdorimin e djalit të Ibrahim Rugovës, Uke Rugovës, dhe theksoi se LDK-ja duhet të bëjë ndryshime për të ruajtur besimin e votuesve të saj.
“Mund të shihet një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit, por duke e ftuar edhe koalicionin të japë 6 ministra për të bërë Uke Rugoven president. LDK besoj se ka kuptuar mesazhin dhe duhet të bëjë ndryshime të tjera. Sa i përket Uke Rugovës, çfarë roli ka pasur në LDK? Ai është djali i Ibrahim Rugovës; nuk është rugovizëm nëse merr djalin e Ibrahim Rugovës dhe e sjell në parti. Nuk mund t’i bindësh votuesit e LDK-së duke u futur në koalicion vetëm për të bërë djalin e Ibrahim Rugovës president,” tha Muja./RTV21/21Media