Batatina ka një mesazh për FFK-në

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë një reagim për largimin e trajnerit Primoz Gliha.

Përmes këtij reagimi Batatina ka theksuar nevojën që në krye të Dardanëve të vie një trajner vendor, duke theksuar se tashmë ka disa emra që kanë dëshmuar se ka kualitet tek trajnerët e Kosovës dhe ata nuk duhet të nënvlerësohen.

“Nuk dua që askush të shkel mbi njohuritë që kemi, nuk dua të nënvlerësohemi vetëm pse jemi lindur e rritur në vendin tonë dhe se kemi luftuar për një vend të lirë dhe demokratik”, u shpreh Batatina përmes një postimi të bërë në Facebook.

Batatina ka përmendur edhe punën e tij me lojtarë të rinj, Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni, dhe sukseset që ata kanë treguar pas bashkimit me Kombëtaren e Kosovës./21Media

Back to top button