Batllava e Badovci nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, si do të jetë furnimzimi me ujë gjatë këtyre ditëve me vapë?

Tash kur temperaturat janë të larta dhe mungesa ujit mund të bëhet problem në vete. Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, për portalin rtv21.tv thonë se gjendja me furnizim me ujë aktualisht konsiderohet stabile, por kërkohet që shfrytëzimi të bëhet në mënyrë racionale.
“Me përjashtim të qytetit dhe fshatrave të Podujevës ku kemi nisur me reduktime të planifikuara gati që 1 muaj. Po ashtu jemi duke bërë thirrje të vazhdueshme për shpenzim racional të ujit të pijshëm, në mënyrë që ujë të marrin edhe pikat e larta furnizuese”, tha për portalin rtv21.tv, Arjeta Mjeku nga KRU “Prishtina” .
Ajo po ashtu bëri të ditur se Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit janë nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
“Nivelin e ujit ne liqenin e Batllavës e kemi diku mbi një metër e gjysme nen nivelin maksimal te kapërderdhjes derisa ne pozite me te keqe e kemi liqenin e Badocit, gati 8 metra nen nivelin maksimal të kapërderdhjes.Ne do mundohemi qe me te gjitha kapacitetet teknike operative të mbajmë këtë tempo te furnizimit me uje, derisa kërkojme nga konsumatoret kursim maksimal te ujit te pijshem.”, tha ajo,
Ndërsa, Mjeku po ashtu tha se kyçja ilegale po rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërsa nuk përjashtoi edhe rastet e keqpërdorimit të ujit të pijshëm në forma e zona të ndryshme.
“Duke e përdorur ujin në mënyrë të drejte, kështu i ruajmë burimet e ujit për periudhat vijuese… Nëse uji keqpërdoret në këtë periudhë me temperatura të larta, atëherë patjetër që mungesën e ujit do e ndjejnë pikat e larta furnizuese.”, apeloi ajo./21Media

Back to top button