Bayern-Lazio, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i përballjes mes Bayern Munichut dhe Lazios, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit në kuadër të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Në përballjen e parë që u zhvillua në muajin e kaluar në “Stadio Olimpico”, Lazio e mposhti Bayernin me rezultat minimal 1:0.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Bayerni barazoi 2:2 në Bundesliga me Freiburgun, kurse Lazio u mposht 1:0 nga Milani në Serie A.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Boey, Buchmann, Coman, Marusic, Mazraoui, Sarr dhe Upamecano, kurse te Lazio mungojnë Patric dhe Rovella.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, De Ligt, Dier, Guerreiro; Goretzka, Pavlovic; Sane, Muller, Musiala; Kane

Lazio (4-3-3): Provedel; Pellegrini, Romagnoli, Mario Gila, Marusic; Alberto, Vecino, Guendouzi; Anderson, Immobile, Zaccagni

Back to top button