Bayern mposht Mainz, i afrohet fitimit të titullit

Pasi Bayer Leverkusen fitoi sezonin e kaluar pa asnjë humbje titullin e ligës gjermane, duke i dhënë fund dominimit 11-vjeçar të Bayern Munih, duket se bavarezët janë rikthyer në fron.
Bayern mposhti sot në shtëpi Mainz05 me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 31-të të Bundesligës.
Golat për bavarezët i shënuan Leroy Sane, Michael Olise dhe Eric Dier. Edhe pse Bayer nuk u lëkund dhe mundi Augsburg 2:0 me golat e Patrik Schick dhe Emiliano Buendia, Bayern ka epërsi prej tetë pikësh në krye të tabelës me vetëm tri xhiro të mbetura.
Përveç kësaj, bavarezët kanë një diferencë më të mirë me 30 gola. Kjo përfaqëson një ndryshim që mund të kompensohet vetëm në teori, dhe për këtë arsye është e qartë se pas një viti pushim, Bayern do të kthehet në fron.