Bayern Munich fiton bindshëm ndaj Sttutgatt
Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Stuttgartit duke e mposhtur me rezultat 5-0.
Serge Gnabry e hapi sfidën duke realizuar në minutën e 41-të, për të shkuar në pushim me avantazh minimal.
Në pjesën e dytë, ‘bavarezët’ ndezën turbinat duke realizuar plot katër gola të tjerë.
Gnabry dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të pas një asistimi të Lewandowskit, gjersa sulmuesi polak u rikthye me dy të tjerë në minutat 69′ dhe 72′, me dy minuta më vonë Gnabry i cili kompletoi tregolëshin e tij për rezultatin final 5-0.