Bayern pas dyshes së Premier Ligës
Bayern Munich janë duke kërkuar dy futbollistë të Premier Ligës angleze
Sipas German media bavarezët janë në kërkim të Alexis Sanchez dhe Kyle Walker. Kontrata e kilianit Sanchez skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe ai parashihet si partner i Lewandowskit në sulm, apo edhe zëvendësim i tij, shkruan rtv21.tv.
Bayern e shohin Sanchezin si një transferim ideal , dhe sipas Kicker ata do të paguajnë rreth vetëm 30 milionë euro.
Në anën tjetër Bild raporton se klubi gjerman gjithashtu janë në ndjekje të mbrojtësit të djathtë të Tottenhamit, Kyle Walker./21Media