Bayerni e dominon dhe e mposhtë PSG-në në shtëpinë e saj

(Lajm i përditësuar)
I ka takuar Bayernit të Munihut sfida e parë ndaj Paris-Saint-Germain e zhvilluar në stadiumin “Parku i Princave” në Paris.
Dominimi i gjigantëve gjerman filloi që nga starti i ndeshjes për të mos u ndalur asnjëherë deri në fundin e saj.
Përkundër kësaj, goli vendimtar i Bayernit erdhi në fillim të pjesës së dytë kur Coeman realizoi në minutën e 53’ pas një aksioni shumë të bukur.
Tetë minuta para se të mbyllej ndeshja, Mbappe barazoi shifrat, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loja.
Ndeshja vendimtare që do ta përcaktojë skuadrën që vazhdon në fazën tjetër do të zhvillohet në “Alianz Arena”.
Ndryshon rezultati edhe në PSG-Bayern
Pasi e dominoi plotësisht lojën gjatë 45 minutave të para, Bayerni ka kaluar në epërsi me të nisur pjesa e dytë ndaj Paris-Saint-Germain.
Një kombinim i bukur i dyshes Davies-Coman, solli golin e këtij të fundit në minutën e 53’ të ndeshjes.
PSG e pret Bayernin në “Parkun e Princave”, formacionet zyrtare
Dy gjigantët e futbollit evropian Paris Saint Germain dhe Bayern Munih do të përballen në “Parkun e Princave” në duelin e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Ballafaqimi ndërmjet PSG-së dhe Bayernit nënkupton që kjo garë do të mbetet pa njërin prej kandidatëve më të fuqishëm në një fazë shumë të hershme.
Pa emra si Lucas Hernandez, Mane dhe Neuer, gjermanët do të kërkojnë të nxjerrin rezultat pozitiv në Francë para ndeshjes kthyese në Gjermani, por do të kenë punë mjaftë të vështirë ta ndalin sulmin e frikshëm të vendasve të përbërë nga dyshja Neymar-Messi, ndërsa Kylian Mbappe ka mbetur në stol.
Këto janë formacionet zyrtare të kësaj sfide që starton nga ora 21:00:
PSG: Donnarumma, Mendez, Ramos, Marwuinhos, Hakimi, Soler, Vitinha, Verratti, Emery, Messi, Neymar
Bayern: Sommer, Cancelo, Uoamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Goretzka, Sane, Musiala, Koman, Choupo-Mouting.

Back to top button