Bayerni e shijon humbjen e parë në Budesligë

Gjiganti bavarez Bayern Munih është njoftuar me humbjen e parë në këtë edicion të Bundesligës gjermane.
Skuadra bavareze u mposht nga Eintracht Frankfurti të dielën me rezultat 2-1 në “Allianz Arena” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë.
Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 29’ me golin e mesfushorit Goretzka, por mysafirët ia dolën që ta përmbysin rezultatin me golat e Hintereffer në minutën e 31’ dhe të Kosticit në minutën e 83’.
Pas shtatë ndeshjeve Bayerni e kryeson tabelën me 16 pikë, aq sa ka edhe Bayer Leverkusezoni në vendin e dytë.

Back to top button