Bayerni e shkatërroi Eintracht Frankfurtin

Përfundoi ndeshja e parë e sezonit të ri të Bundesligas gjermane, me ç’rast, kampioni Bayern Munich e shkatërroi skuadrën e Eintracht Frankfurtit.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Deutsche Bank Park” u shënuan plot shtatë gola, Baeyrn Munich e mposhti me rezultat të thellë 6:1 si mysafir Eintracht Frankfurtin.
Rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Joshua Kimmich, kurse rezultatin në 2:0 e thelloi mbrojtësi Benjamin Pavard.
Bayerni vazhdoi me paraqitje fantastike, ku e gjeti edhe golin e tretë nga sulmuesi i ri, Sadio Mane, ndërsa golin e katërt për “Bavarezët” e shënoi Jamal Musiala.
Sulmuesi i krahut, Serge Gnabry ishte ai që e shënoi golin e pestë dhe të fundit në pjesë e parë për Bayernin.
Eintracht Frankfurti arriti ta gjejë golin e parë të ndeshjes në minutën e 64’ përmes Kolo Muanit, gol ky i cili ishte i nderit për kampionin e Ligës së Evropës.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Jamal Musiala, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për Bayernin në minutën e 83’ të ndeshjes.
Rezultati final, 6:1 në favor të Bayernit.

Back to top button