Bayerni mposht Dortmundin në një ndeshje dramatike

Bayern Munchen ka mposhtur Dortmund-in në shtëpinë e tyre, në “Signal Iduna Park” me rezultat 2-3.
Ndeshja ishte përplot dramë ngase pati gola dhe raste të shumëta gjatë gjithë ndeshjes.
Dortmund e filloi e para me shënimin e golave, qysh në minutën e 26-të përmes Schlotterbeck.
Harry Kane e barazoi rezultatin në minutën e 54-të. I njëjti shënoi përmes pikës së bardhë në minutën e 70-të.
Dortmund e barazuan rezultatin në minutën e 83-të përmes suedezit Svensson.
Vetëm 4 minuta më vonë Joshua Kimmich realizoi një gol të bukur i cili doli edhe të ishte vendimtari i këtij takimi.
Me këtë fitore Bayern e përforcon pozitëqn e parë me 63 pikë, e ndjekur nga Dortmund me 52 pikë.