​Bayerni nuk heq dorë nga Asllani

Bayern Munich nuk e ka hequr nga lista e dëshirave sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, pavarësisht raportimeve të mëparshme që sugjeronin të kundërtën. Sipas Sport Bild, 23-vjeçari vazhdon të konsiderohet si një alternativë serioze për repartin ofensiv, me drejtuesit bavarezë që e shohin si zëvendësuesin ideal të Harry Kane.

Edhe pse Kicker raportoi më herët se lojtari nuk përshtatej plotësisht me stilin e trajnerit Vincent Kompany, zhvillimet e fundit tregojnë se Bayerni e vlerëson potencialin e tij për zhvillim afatgjatë. Me kontratë deri në qershor 2029 me TSG Hoffenheim, Asllani ka një klauzolë lirimi prej rreth 30 milionë eurosh një shumë e konsideruar e përballueshme për kampionët gjermanë.

I formuar në akademinë e Union Berlin, Asllani kaloi në huazim te Austria Vienna dhe SV Elversberg përpara se të shpërthente me Hoffenheim. Këtë sezon ai ka regjistruar 23 paraqitje zyrtare, me tetë gola dhe shtatë asistime, duke tërhequr seriozisht vëmendjen e Bayern Munich si një investim me perspektivë për të ardhmen.

Back to top button