Bayerni regjistron fitoren e dytë në Bundesligë

Bayerni ka arkëtuar tre pikë të reja nga ndeshja e xhiros së dytë të Bundesligës.
“Bavarezët” e kanë mposhtur Wolfsburgun me rezultat 2-0 në “Allianz Arena”.
Të dy golat e vendasve erdhën në pjesën e parë të ndeshjes. Fillimisht për 1-0 realizoi Musiala në minutën e 33-të, kurse epërsinë në 2-0 e Thelloi Tomas Muller një minutë para përfundimit të 45 minutave të para.
Pas dy ndeshjeve, Bayerni ka gjashtë pikë dhe është pozicionuar në vendine parë në tabelë.

Back to top button