Bayerni zgjat kontratën me kosovarin Arijon Ibrahimovic
Bayerni ka zgjatur lidhjen me sulmuesin Arijon Ibrahimović deri në vitin 2025. 17-vjeçari u transferua në kampusin e FC Bayern në vitin 2018 dhe u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë javën e kaluar.
Kjo është kontrata e parë profesionale e talentit kosovar, Arijon Ibrahimovic.
Hasan Salihamidžić , anëtar i bordit sportiv të Bayernit më këtë rast tha:
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimović. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë. Josip Stanišić , Paul Ëanner , Johannes Schenk dhe tani Ari: ata janë të gjithë talentë që ne i kemi ushqyer në kampusin e FC Bayern dhe prej të cilëve presim shumë.”
Ndërsa pas nëshkrimit të kontratës, Ibrahimovic tha se është kenar dhe falënderues ndaj gjigantit gjerman.
“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern.”
Ibrahimović erdhi në Bayern nga FC Nürnberg në verën e katër viteve më parë në moshën 13 vjeçare. Ai bëri 48 paraqitje në të gjitha garat për U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola. Ai së fundmi bëri debutimin e tij për rezervat e FC Bayern në Bavaria Regionalliga dhe ka bërë dy paraqitje në sezonin aktual. Ai gjithashtu përfaqësoi skuadrën gjermane U17 12 herë (nëntë gola) dhe aktualisht luan për U18 (dy gola në gjashtë ndeshje).