BE dhe SHBA i dhanë vetëm edhe sot afat shtensionimit të situatës në veri

Marrëveshja për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës duhet të arrihet më së largu deri sot ka porositur të martën emisari i SHBA-së, Garbiel Escobar.

Këto deklarata të Escobar erdhën pas takimit që ai së bashku me Mirolav Lajçak dhe me pozitën, opozitën dhe gazetarët ne Kosovë.

Escobar deklaroi dje se ai dhe Lajçak të premten duhet t’u raportojnë raportojnë udhëheqësve të tyre nëse ishin të suksesshëm apo jo, ndërsa paralajmëroi në rast dështimi do të ketë pasoja.

Escobar u tha gazetarëve në Prishtinë se raportet mes popullit të SHBA-së dhe Kosovës janë të forta dhe nuk do të ndryshojnë, por “disa ka disa sfida në raportet dypalëshe me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurti]”.

“Për Kosovën, do të dërgojë një sinjal të fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne dhe mendoj se kjo do të ishte për keqardhje. Meqë ra fjala, jo Kosova por kryeministri. Dua ta bëj shumë të qartë se ne nuk e shohim këtë si një ndikim afatgjatë në marrëdhënien tonë por veprimet e ndërmarra ose jo mund të kenë disa pasoja që do të ndikojnë një pjesë të marrëdhënies”, tha Escobar.

Vizita e dy zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd u realizua pas rritjes së tensioneve dhe protestave të serbëve lokalë, që ende po vazhdojnë në veri të Kosovës.

Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.

Sipas tij, rruga përpara që do të çonte në uljen e menjëhershme të tensioneve do të ishte që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të mos punonin nga ndërtesat komunale, të organizoheshin zgjedhjet e reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët gjatë këtij viti./21Media

Back to top button