Kaloni te përmbajtja kryesore

BE do të sigurojë edhe 2.5 miliardë euro tjera për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të sigurojë 2.5 miliardë euro të tjera ndihmë financiare për Ukrainën, njoftoi të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Komisioni i BE-së po planifikon të ndihmojë Ukrainën me një paketë mbështetëse prej 18 miliardë eurosh në vitin 2023, me fonde të disbursuara rregullisht, për riparime dhe rimëkëmbje urgjente”, tha ajo në një postim në Twitter
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim [Ukrainë] për aq kohë sa të duhet”, shtoi ajo.
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal falënderoi BE-në për ndihmën, duke e përshkruar masën si “një hap tjetër solidariteti”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button