BE-Franca: Biseda mbi dialogun Kosovë – Serbi

 

 

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha sot se ka diskutuar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi me Sekretarin Francez të Shtetit për Çështjet Evropiane, Clement Bonn, dhe se kishin shqyrtuar për hapat e ardhshëm lidhur me Ballkanin Perëndimor.

“Unë e falënderova atë për mbështetjen e fortë të Francës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u bë i mundur nga Bashkimi Evropian. Ne biseduam për hapat e ardhshëm në dialog, si dhe ngjarjet e ardhshme të përqendruara në Ballkanin Perëndimor”, njoftoi Lajçak në Twitter./E.D-21Media

Back to top button