COVID-19: BE heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta!

Në këtë listë janë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut
Këshilli i Bashkimit Evropian, për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, hoqi Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve dhe territoreve, qytetarët e të cilëve mund të shkojnë në udhëtime jo të detyrueshme në BE.
Sipas njoftimit, këto vende të cilat janë hequr nga kjo listë nuk mund të udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian pa pasur ndonjë nevojë e cila nuk mund të shtyhet.
Përjashtim vendet anëtare mund të bëjnë për personat që janë të vaksinuara me të dyja dozat.
Kosova ditëve të fundit ka shënuar rritje të madhe të numrave me fatalitet, ku vetëm dje dhe sot është raportuar për 56 të vdekur.

Back to top button